75 Mall Live Search
14:35 / E Diele, 03 Gusht 2025 / Gj. Sh

Ushtria izraelite vret një punëtor që shpërndante ndihma në Gaza

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) ka akuzuar forcat izraelite për sulmin ndaj selisë së saj në Gaza, duke vrarë një punëtor dhe plagosur tre të tjerë.

Organizata humanitare tha se sulmi “shkaktoi një zjarr në ndërtesë” në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan BBC.

Duke e përshkruar sulmin e natës ndaj objektit në qytetin jugor të Khan Younis si “të qëllimshëm”, Gjysmëhëna e Kuqe tha se vendndodhja e selisë së saj është “e njohur mirë” për ushtrinë izraelite dhe është “e shënuar qartë me emblemën mbrojtëse të kuqe”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se “nuk kishin dijeni as për artilerinë dhe as për ndonjë sulm ajror” kur u pyetën nga BBC për akuzën.