Ushtria kineze paralajmëron: Marrim nën kontroll Hong-Kongun për vetëm 10 minuta
Ushtria kineze ka deklaruar se mund të arrijë në Hong- Kong për vetëm dhjetë minuta pasi aktivistët pro demokracisë përgatiten për më shumë protesta këtë fundjavë, transmeton Indeksonline.
Qindra tanke janë grumbulluar brenda një stadiumi sportiv vetëm 4,5 milje larg kufirit, duke shkaktuar frikën e një sulmi brutal ushtarak.

Për dy ditët e fundit, mijëra trupa kanë praktikuar stërvitje brenda stadiumit në Shenzhen të Kinës.
Dëshmitarët okularë thanë që ata kishin parë ushtarë të kamufluar që mbanin flamuj të kuq.
Qëllimi i demonstruesve është të tregojë se ata ende kanë një mbështetje të gjerë publike pasi lëvizja e tyre pësoi një rënje në fillim të kësaj jave.
Kina i etiketoi ata të përfshirë në përleshje si “të ngjashëm me terroristët” dhe brenda disa orësh ushtria filloi të arrinte në qendrën sportive.
Regjimi komunist nuk ka kërcënuar zyrtarisht të përdorë ushtrinë – siç bëri kundër protestuesve pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen, Pekin në 1989.
Por ekspertët thonë se këto ushtrime afër kufirit janë krijuar për të treguar që Kina ka aftësinë të shtypë demonstratat. /Indeksonline/
