Ushtria ruse godet objektin e kërkimit bërthamor në Kharkiv

“Aktualisht është e pamundur të vlerësohet shkalla e dëmit për shkak të sulmeve që nuk ndalen në zonën e instalimit bërthamor”, ka qenë reagimi i parlamentit ukrainas pas sulmit në objektin bërthamor në Kharkiv, duke cituar Inspektoratin Shtetëror të Rregullatorit Bërthamor, shkruan Sky News.
Dëmtimi i centraleve bërthamore në Ukrainë është bërë shqetësim i rregullt që nga fillimi i pushtimit rus.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin në Chernobyl kishte humbur.
Dhe bota i shpëtoi për pak një katastrofe bërthamore pasi Rusia sulmoi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës. Sulmi në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia, zgjoi reagimin e gjithë udhëheqësve botërorë.