Ushtria ruse merr qytetin e parë në Ukrainë

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit jugor të Khersonit – qyteti i parë i madh ukrainas që është marrë që nga fillimi i luftës.
Kryebashkiaku i qytetit, Ihor Kolykhaiev, tha se ushtria ukrainase nuk është më e pranishme në Kherson.
“Banorët tani duhet të zbatojnë udhëzimet e njerëzve të armatosur që erdhën në administratën e qytetit”, tha Kolykhaiev, duke treguar se qyteti tani ka rënë nën kontrollin rus.
Ndërkohë, qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten në duart e Ukrainës, pavarësisht granatimeve të rënda nga forcat ruse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani, raporton CNN.