“Ushtria ruse po ngec”, flasin nga zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar

Në një vlerësim të përditshëm të gjendjes së pushtimit rus, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat e Moskës po përpiqen të ruajnë ritmin e avancimit të tyre në të gjithë Ukrainën.
Në analizën e postuar në Twitter, zyrtarët e sigurisë thonë se trupat ruse po luftojnë për të kapërcyer sfidat e paraqitura nga terreni i Ukrainës, i cili i ka kufizuar në rrugët dhe autostradat e vendit, transmeton IndeksOnline.
Zyrtarët theksojnë gjithashtu se shkatërrimi i urave nga forcat ukrainase “ka luajtur një rol kyç në pengimin e përparimit të Rusisë”.
“Taktika e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e manovrës së Rusisë, duke frustruar përparimin rus dhe duke shkaktuar humbje të mëdha në forcat pushtuese”, thuhet në vlerësim./IndeksOnline/