75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / MSH

Ushtria ruse sulmon qytetin e Sumy-t, plagosen disa civilë

Një sulm ajror rus në qytetin ukrainas të Sumy këtë mbrëmje ka lënë njerëz të plagosur.

Administrata rajonale e Sumy në një postim në platformën Telegram ka shkruar se Rusia kreu një sulm me raketa në infrastrukturën civile në qytet.

Sumy është qendra administrative e rajonit më të gjerë Sumy, i cili shtrihet në verilindje të Ukrainës në kufirin me Rusinë.