09:27 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ushtria serbe bëhen gati për luftë në Kosovë

Një deklaratë e priftit serb, Sava Janjiq se në këtë fundjavë serbët do të shpallin autonominë dhe kështu do të ketë trazira në Mitrovicën e Veriut, ka shkaktuar një mobilizim të madh. Ditën e djeshme në afërsi të liqenit të Ujmanit gjatë tërë ditës kanë patrulluar forcat e KFOR-it. Kurse sot mediat serbe raportojnë se edhe Ushtria e Serbisë është në gjendje gatishmërie.

“Ushtria serbe ngriti gatishmërinë në gjithë territorin për shkak të të tensioneve të mundshme në Kosovë. Shërbimbet kanë intensifikuar aktivitetet e tyre për të parandaluar agjentët që të përhapin lajme të rreme”, shkruan gazeta serbe Novosti.

Madje kjo e fundit bën propagandë duke shkruar se janë shqiptarët ata që pritet të bëjnë trazira.

Burimet tona bëjnë të ditur se udhëheqësit shtetëror do të marrin në konsideratë të gjitha masat që duhen marrë pasi marrëveshja e Brukselit për formimmin e Asociacionit është shkelur”, shkruan tutje kjo gazetë.

Pikërisht në ditët e fundit edhe Kosova edhe Serbia mblodhën Këshillat e Sigurisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova është në gjendje gatishmërie për çfarëdo situate.

Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme nëpërmjet një deklarate bëri thirrje për qetësi te qytetarët.