75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / F.R

Ushtria shqiptare sot kremton 113 vjetorin, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Begaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ka nderuar kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH-it.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

“Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”, tha tutje ai.

Begaj ndër të tjera ka thënë se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

“ Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!Gëzuar 113-vjetorin FARSH! ”, shkruan i pari i Shqipërisë.