21:36 / E Martë, 25 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ushtria ukrainase pretendon përparim të lehtë në frontin jugor, pavarësisht luftimeve të vazhdueshme

Ushtria ukrainase tha se ka bërë përparim të lehtë në frontin jugor, në një zonë që ka pasur luftime të vazhdueshme për gati dy muaj.

Valerii Shershen, zëdhënësi i forcave ukrainase në jug, deklaroi se trupat kishin avancuar me rreth 500 metra në një zonë pranë qytetit Staromaiorske – një objektiv i ukrainasve që nga fillimi i kundërsulmimit të tyre, shkruan CNN.

“Duke pasur parasysh epërsinë e armikut në ajër, fuqi punëtore, armatim dhe pajisje, Forcat e Mbrojtjes nuk po humbasin terren në mbrojtje dhe po avancojnë gradualisht në ofensivë. Trupat ukrainase pësojnë më pak humbje në personel dhe pajisje”, tha Shershen. /Abc news