Ushtria ukrainase thotë se në 13 ditë luftë, mbi 12 mijë rusë janë vrarë

Sot është dita e 13 kur Rusia po e sulmon Ukrainën pa nderprerë. Megjithatë, shteti rusë, sipas Ukrainës gjatë këtyre 13 ditëve ka pësuar humbje të mëdha.
Sipas ushtrisë ukrainase deri tani janë mbi 12 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe janë shkatërruar mbi 300 tanke, transmeton Indeksonline.
Sipas këtyre të dhënave, ushtria ukrainase ka shkatërruar 80 helikopterë dhe 120 sisteme të artilerisë.
Agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës e ka dënuar shumica e vendeve perëndimore.