75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / F.R

Ushtria amerikane neutralizon një anije me drogë në Karaibe, tre të vdekur

Ushtria amerikane njoftoi mbrëmjen e sotme se ka goditur një mjet lundrues që transportonte lëndë narkotike në rajonin e Karaibeve duke vrarë tre persona. Ngjarja është një nga incidentet e përsëritura muajt e fundit në këtë zonë.

Në një postim në platformën X ushtria deklaroi se anija ishte e përfshirë në “operacione të trafikut të drogës”.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka theksuar vazhdimisht sukseset në operacionet kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik narkotikësh në Karaibe.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Reuters sqaroi se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e ushtrisë lidhur me aktivitetin e anijes.