21:23 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Ushtrime apo kujdes në ushqim – rrëfimi i 38 vjeçares!

Shumë njerëz në botë vuajnë nga mbipesha.

Secili nga ata mundohet në mënyrën e vet për t’i hequr kilogramët e tepërt.

Dikush ushtrim, e dikush kujdes në ushqim – ndonëse me shumë vështirësi, shumë nga ata ia kanë dalë.

Më poshtë është rrëfimi i gruas 38 vjeçar, për rrugën e saj drejt heqjes së kilogramëve.

Emri im është Irina, unë jam 38 vjeç dhe peshoj 101 kg, mund të ju duket shumë, por një vit më parë unë kisha 120 kilogramë.

E gjitha nisi kur një djalë 5 vjeçar më pyeti: “Irina, pse keni një bark kaq të madh”? Ky ishte momenti kur unë e kuptova: Nuk mund të jetoj më në këtë gjendje, duhet të humbas peshë.

Unë ende kam një rrugë të gjatë përpara, por ndryshimet që shoh në fotografi më mbajnë të motivuar.

Historia e trupit tim është e ngjashme me ato që shumica e njerëzve me mbipeshë i kanë: mënyra e keqe e jetesës dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Për shkak të punës ime, shpesh ushqehem keq.

Në fund të 2017, pashë një reklamë për një qendër palestre me një zbritje prej 80% dhe vendosa të shkoj. Kjo ishte mënyra se si filloi historia ime.

Pas stërvitjes time të parë, unë i hodha cigaret sepse kisha bërë 20 vjet nga pirja e duhanit. Që nga atëherë nuk pi as alkool.

Pas 6 muajsh, anëtarësimi në palestër u ndala dhe unë vendosa të mos vazhdoja, sepse nuk humba shumë kilogramë për shkak se nuk isha ushqyer mire.

Pas këtij momenti unë fillova të kem shumë kujdes në ushqim dhe llogarita secilën kalori që haja – kjo pati sukses.