17:06 / E Hënë, 22 Qershor 2020

Ushtrime kardio për çdo ditë të javës

Nëse po bëni të njëjtat ushtrime të mërzitshme kardioje dhe keni nevojë të ndryshoni rutinën, jeni në artikullin e duhur, pasi më poshtë gjeni videot që ju duhen.

Të hënën: Tabata
Kjo video 15 minutëshe do t’ju bëjë zemrën të rrahë si e çmendur pa nevojën e ndonjë pajisjeje.

Të martën: Kërcim kardio
Gjatë videos 9-minutëshe do të të aktivizoni muskujt e të gjithë trupit, ndërkohë që bëni qejf gjatë procesit.

Të mërkurën: Kardio e lehtë
Kjo video 25-minutëshe do t’ju stërvisë të gjithë trupin dhe pjesa më e bukur është se nuk keni nevojë për asnjë pajisje shtesë.

Të enjten: Vrap
Vrapi nuk është i mërzitshëm, përkundrazi. Në video përdoret një pistë vrapi, por ju mund ta zëvendësoni lehtësisht me vrapin në mjedise të hapura.

Të premten: Festë kërcimi me kardio
Kjo video 18-minutëshe do t’ju bëjë të djersiteni, por në të njëjtën kohë edhe të tonifikoni trupin.

Të shtunën: Stërvitja HIIT
Videoja ka vetëm 6 lëvizje që mund t’ju duken të thjeshta në pamje të parë, por do t’ju shpejtojnë rrahjet e zemrës, në të njëjtën kohë që ju forcojnë trupin.

Të dielën: Kardio e shpejtë
Ushtrime relativisht të lehta, por mjaftueshëm sa për t’u djersitur.