07:50 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Ushtrime për shpinë të drejtë

Shpina përbëhet nga një duzinë muskujsh të ndryshëm dhe forcimi i secilit është thelbësor për t’ju ndihmuar të qëndroni drejt, të keni një posturë të mirë dhe të mos ankoheni nga dhimbjet e mesit.

 Dy janë ushtrimet bazë të forcimit të saj, sidomos për personat që kalojnë kohën më të gjatë ulur përpara një kompjuteri.

 Ushtrimet me ngritje peshash dhe ushtrimi në pozicion “supermen”. Megjithatë edhe pse të dyja janë të mira, “supermeni’ mbetet një nga ushtrimet më efektive të muskujve të shpinës, vitheve dhe këmbëve tuaja njëkohësisht.

Ky pozicion nuk përfshin vetëm aktivizimin e muskujve por edhe çlirimin e tensionit të tyre, zgjatjen dhe tonifikimin duke drejtuar supet tuaja dhe shmangur kërrusjen dhe mbledhjen e tyre.

Ndërsa ushtrimi me ngritjen e peshave është gjithashtu i mirë, por punon më shumë në tonifikimin e muskujve të shpatullave, gjoksit, krahëve dhe pjesës së kraharorit. Në këtë rast ngelet pa stërvitur pjesa e fund-shpinës. Gjithashtu ky ushtrim ka më shumë rrezik që ushtrimi të bëhet gabim, pasi jo të gjithë janë në gjendje të mbajnë trupin drejtë për shumë kohë gjatë stërvitjes.

 Megjithatë për rezultate të mira është mirë ti alternoni të dyja ushtrimet.