07:31 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Ushtrime të cilat sulmojnë celulitin! (video)

Për këtë stërvitje nevojiten vetëm tre minuta në ditë, që garantojnë trup të lëvizshëm dhe vithe të forta, si edhe muskujt e duarve dhe të stomakut.

Kayla Itsines është njëra ndër trajneret më të famshme në Instagram me më shumë se katër milionë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi 1: Galiç të dyfishtë

Qëndroni me shputa të hapura në distancën e supeve me ndarje të lehtë të gishtave nga “jashtë”.

Kërdhokullat shtrijini prapa dhe lakoni lehtë gjunjët, filloni të ulni vithet në drejtim të dyshemesë.

Tani pjesërisht shtrini këmbët në mënyrë që vithet të ngrihen lart disa centimetra.

Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Ushtrimi 2. Galiç kërcyes

Uluni galiç, vendosni shuplakat në dysheme, ndërkaq këmbët shpejt hidhni prapa, ashtu që të gjendeni në pozitën për të bërë pompa.

Kthehuni në pozitën fillestare, dhe pastaj drejtohuni me duar të shtrira pas kokës.

Përsëriteni këtë ushtrim.

Vendosni kronometrin në 3 minuta, dhe bëni çdo ditë ushtrime në kohëzgjatje prej 180 sekondash.

Shikoni në këtë video se si e bën këtë ushtrim Kayla: