19:31 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet aerobike janë të mira edhe për tru

Ushtrimet që rrisin të rrahurat e zemrës kanë benifite edhe në tru dhe ndihmon në aftësinë e të menduarit, thotë një studim i ri.

Në këtë studim morën pjesë 130 persona nga mosha 20 deri 67 vjeç . Ata bën katër herë ushtrime  aerobike në javë për 24 javë rresht, transmeton Indeksonline.

Pas 24 jave u vërejtën përmirësime në aftësinë e të menduarit dhe në zgjidhjen e problemeve.

“Ky efekt nuk është i rëndësishëm vetëm për personat e moshuar por edhe për ata të rijnë” u shprehë udhëheqësi i studimit, Yaakov Stern. Ky studim është publikuar në revistën “Neurology”./Indeksonline/