20:23 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ushtrimet e forcës ju shtojnë disa vite jetë

Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin. Futja e një vrapimi të gjatë në rutinën ditore, jo vetëm se e përmirëson disponimin dhe e rritë energjinë, por edhe i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës apo sulmeve të trurit.

Megjithatë, nëse deri tani keni bërë vetëm ushtrime kardio, atëherë është koha t’i bëni disa ndryshime.

Hulumtimet e reja të publikuara në ‘American Journal of Epidemiology’ ka zbuluar se ushtrimet e forcës janë po aq të rëndësishme – në mos më shumë – sa ushtrimet aerobike, dhe mund t’ju shtojnë disa vite jetë.

Hulumtuesit e kanë studiuar lidhjen mes ushtrimeve të forcës (ushtrimeve me makina të palestrës dhe me peshë të trupit) dhe përqindjes e vdekjes nga të gjithë shkaktarët (kanceri, sëmundjet e zemrës, etj.) duke i shikuar të dhënat e një anketimi të kryer mes viteve 1994 dhe 2008.

Në total ishin anketuar më shumë se 8300 të rritur.

Ata kishin zbuluar se rreziku i vdekjes së hershme nga çfarëdo shkaktari ishte zvogëluar për 23 për qind, ndërsa rreziku i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri ishte zvogëluar për 31 për qind.

Studimi tregon se ushtrimet të cilat promovojnë forcë muskulore mund të jen po aq të rëndësishme për shëndetin sa aktivitetet aerobike si vrapimi apo çiklizmi.