14:41 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet e treningut të boksit për të cilat nuk iu duhet palestra

Treningu luftarak nuk është vetëm për ata persona të cilët mendojnë seriozisht të merren me kontakt-sportin, por mund t’i shërbejë çdo personi i cili dëshiron ta mbajë trupin e vet në formë dhe të jetojë shëndetshëm

Ky është një shembull i treningut të boksit, i cili mund të aplikohet vërtet kudo, transmeton Telegrafi.

Këto ushtrime me ne ka vendosur t’i ndajë Jan Rebong, ndërkaq për aplikimin e tyre ju nevojitet vetën ndonjë lokal me mjaft hapësirë dhe disa rekuizita lehtë të qasshme dhe të lira, siç janë litari për kërcim apo peshat e vogla.

Në fund të treningut megjithatë janë shtuar disa ushtrime në vegla të cilat gjenden në palestra apo në qendra fitnesi, mirëpo edhe ato tani është shumë lehtë të improvizohen, posaçërisht nëse jetoni në afërsi të parqeve dhe stadiumeve.

Provoni, neve treningu na duket vërtet shkëlqyeshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë.