20:55 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ushtrimet janë ilaçet më të mira për depresion dhe sëmundje të zemrës

Ushtrimet mund të jenë po aq të rëndësishme për mirëqenien e njerëzve me depresion sa edhe ilaçet, sugjeron një studim i ri.

Një studim ku u përfshinë më shume se 17 mijë pjesëmarrës zbuloi se ata me aktivitet më të lartë në moshën e mesme kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës në jetën e mëvonshme- edhe nëse ata ishin diagnostikuar me depresion.

Hulumtimi nxjerr në pah disa mënyra në të cilat depresioni

Shëndeti i zemrës dhe depresioni shpesh lidhen ngushtë me njëra tjetrën. Depresioni ka qenë i lidhur me propabilitetin më të lartë që njerëzit të zhvillojnë sëmundjen e zemrës dhe dhimbje gjoksi.

Shkencëtarët e Universitetit të Teksasit sugjerojnë se fillimi i ushtrimeve të hershme dhe vazhdimi i saj shpesh mund të mbrojë shëndetin mendor dhe atë fizik të pacientëve që luftojnë kundër depresionit dhe përballen me rreziqe të sëmundjeve të zemrës./Indeksonline/