75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet më të mira për njerëzit mbi 50 vjeç

Pavarësisht nga mosha juaj, trupi juaj përfiton nga stërvitjet e rregullta.

Stërvitjet janë çelësi kryesor për shëndet më të mirë e që ndikon në ulje e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.

Këto janë disa nga stërvitjet më të mira për njerëzit mbi 50 vjeç:

Noti. Ekspertët e quajnë notin si stërvitja e përsosur, pasi që ju ndihmon në dhimbjet e nyjeve.

Çiklizmi. Të dalësh me biçikletë në distanca të largëta disa herë në javë ju ndihmon po ashtu për forcimin e nyjeve tuaja.

Ecja. Është e thjeshtë por po ashtu e fuqishme, një program i rregulltë i ecjes mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë. Po ashtu ecja ndihmon ta mbani në kontroll presionin e gjakut, forconi kockat dhe ta përmisoni shëndetin kardiovaskular./Indeksonline/.