16:42 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ushtrimet mund të parandalojnë kancerin e zorrëve  

Ushtrimet ndryshojnë bakteret e zorrëve në vetëm gjashtë javë, kanë zbuluar hulumtimet e reja.

Personat që më parë nuk kanë qenë aktiv, që cilët ushtrojnë për 30 minuta në ditë, tre herë në javë kanë rritur nivelet e baktereve të zorrëve që prodhojnë bakterin “butirate”, ka zbuluar ky studim,

“Butirati” është një acid anti-inflamator që ka qenë i lidhur me mbrojtjen kundër kancerit të zorrëve, si dhe lidhet me humbjen e peshës dhe imunitetin më të fortë, transmeton Indeksonline.

Të njëjtat u gjetën më parë në minj, të ciët u bënë më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundjet e zorrëve inflamatore nëse ata ishin aktiv.

Autori kryesor, profesor Jeffrey Woods nga Universiteti i Illinoisit, tha: “Këto janë studimet e para për të treguar se stërvitja mund të ketë efekt në zorrën tuaj të pavarur nga dieta ose faktorët tjerë”,

Megjithatë kjo mund ketë edhe ndikim të kundërt në zorrë nëse njerëzi nga ushtrimet kthehen në njerëz joaktiv./Indeksonline/