19:11 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet para mëngjesit djegin kalori dy herë më shpejt

Duke e ndryshuar kohën kur ju hani dhe stërviteni ju mund të ushtroni kontroll mbi nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas një studimi të ri, është zbuluar se njerëzit që kryejnë stërvitje para se me ngrënë mëngjes kanë djegur dyfish kalori se sa ata që kanë ngrënë njëherë e pastaj janë stërvitur.

Po ashtu kjo gjë ka pasur një ndikim të madh edhe në shëndetin e atyre që i janë nënshtruar kësaj prove, duke e mbajtur në kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe duke e ulur rrezikun nga diabeti apo sëmundjet e zemrës./Indeksonline/.