14:05 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet që mund t’i bëni gjatë ciklit menstrual

Ushtrimet gjatë ciklit menstrual mund të duken si një gjë jo e mirë për t’u bërë, por me të vërtetë mund t’ju ndihmojnë t’i lehtësoni simptomat menstruale.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa kufizime për të cilat duhet të ndërgjegjësoheni, shkruan Indeksonline.

Pra, cilat janë ushtrimet më të mira për t’u bërë gjatë ciklit? Këtu janë disa sugjerime:

Ecja: ky është një ushtrim i lehtë dhe zakonisht nuk kërkon pajisje, veshje apo vendndodhje të veçantë.

Ushtrim i lehtë kardio ose aerobik.

Joga: e shkëlqyeshme për relaksimin e muskujve dhe zvogëlimin e ngërçeve dhe dhimbjeve./Indeksonline/