Ushtrimet që mund t’i realizoni edhe në shtëpi
Nga trupi i shëndetshëm ju ndajnë vetëm disa orë ushtrime në ditë!
E gjitha që ju nevojitet janë baza Sissel për ushtrime, rrobat sportive dhe pak vullnet të mirë.
Këto ushtrime mund t’i bëni çdo ditë nga 15 herë në 3 përsëritje dhe rezultatet do t’i shihni pas muajit të parë të ushtrimeve; mund të prisni humor pozitiv, më pak stres, tretje më të mirë dhe humbje të kilogramëve.
Ushtrimet të cilat mund t’i bëni në shtëpi:
- Muskujt e barkut
Duke u shtrirë në bazë më parë tërhiqeni brenda stomakun dhe shtrëngojeni, pastaj lehtë ngrijeni lart deri sa të ndieni se si ju grumbullohen muskujt, pastaj duke u liruar dhe shtrirë.
- Ngritja e vitheve
Shtrijuni në shpinë dhe vendosni këmbët nën këndin prej 45 shkallësh. Shtrëngoni vithet dhe ngrihuni lart duke lënë pjesën e sipërme të shpinës ngjitur me dyshemenë.
- Notari
Shtrijuni në bark dhe njëkohësisht ngrini duart dhe këmbët lart dhe në mënyrë alternative ngrini lart dhe poshtë me ç’rast duke mos lëshuar gjoksin, duart as këmbët në dysheme.
- Balancimi dora-këmba
Vendosini në të katrat dhe në mënyrë alternative ngrini dorën e kundërt dhe këmbën. Me atë raste kujdesuni ta mbani rrafsh boshtin e kurrizit, muskujt e barkut të shtrënguar dhe të qëndroni në rrafsh, duke mos humbur ekuilibrin.
Se si t’i bëni drejt ushtrimet, mund t’i shihni në video.