16:32 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjeroni shpinën

Asgjë në botën e bodibildingut nuk duket më qesharake si duart e mëdha muskulore në trupin e hajthëm dhe të pandërtuar

Nëse synoni të keni biceps dhe triceps të mëdhenj, është e domosdoshme që edhe trupi juaj, supet dhe shpina të jenë të gjerë dhe të formuar në mënyrë fenomenale.

Nëse nuk do të arrini në synimin që edhe gjerësisë së shpinës t’i kushtoni kujdes të mjaftueshëm, do të detyroheni që planit tuaj të fitnesit t’i shtoni edhe këto katër ushtrime. Si?

Ekstensioni në litarin e hekurt me duart drejt
5 seri, 15 përsëritje

Në këtë ushtrim, muskujt lat pothuajse në tërësi janë të izoluar. Aktivizimi i bicepsit është minimal, për dallim nga ushtrimet e tjera të shumta të shpinës.

Tërheqja me një dorë i veglave lat
5 seri, 10 – 15 përsëritje

Në këtë ushtrim truku është që të tërhiqni derisa doreza të jetë në nivel me supet.

Përkuljet
5 seri deri në lodhje

Përkuljet me kapje të gjerë janë bazë për ndërtimin e muskujve të fuqishëm të shpinës. Shuplakat do të duhej t’i ndani më shumë se gjerësia e supeve tuaja.

V-përkuljet
5 seri deri në lodhje

Këto përkulje tashmë një kohë të gjatë nuk janë të popullarizuara, sepse nuk bëhen lehtë. Sekreti qëndron aty që t’i kushtoni kujdes që me gjoks ta prekni shtojcën e cila ngjitet në litar hekuri dhe që trupin ta mbani drejt.