Ushtrimi, që mund ta rrisë nivelin natyral të energjisë

Ushtrimi “kërcim me këmbë dhe duart lart” i njohur edhe me emrin tjetër-jumping jack, transmeton Indeksonline. Përparësia themelore e këtij ushtrimi është ngritja e numrit të rrahjeve të zemrës, gjë që e përmirëson qarkullimin e gjakut, ku në kombinim me frymëmarrjen e thellë, më shumë oksigjen arrijnë deri te muskujt në qelizat tuaja.
Në shikim të parë ky ushtrim duket shumë i thjeshtë, por është e nevojshme të kujdeseni në koordinimin e trupit, pozitën e tij dhe kërcimet e drejta. Qëndroni vertikalisht, këmbët të mbledhura, ndërsa duart të bashkuara me trupin.
Nga pozicioni fillestar, kërceni në lartësi, hapini këmbët dhe kërceni, ndërsa njëherësh hapini duart dhe ngrini mbi kokë. (Është ideale nëse mund të prekni shuplakat, në to varet fleksibiliteti i pjesës së supeve).
Pjesa e dytë e ushtrimit përbëhet nga kthimi në pozicionin fillestar – kërceni, bashkojini këmbët dhe kthejini duart pranë trupit. Me rastin e ushtrimit, kini kujdes frymëmarrjen – merrni frymë kur jeni në pozicionin fillestar, nxirreni frymën në gjysmën e ushtrimit kur të jenë duart mbi kokë. Instruktorja e fitnessit Buschert Vaziralli, Howcast, YouTube, tregon se si bëhet drejt ushtrimi dhe variacionin e trajnimit për ekzekutim të lehtë. /indeksonline/