Ushtrimi “Silver Sabre 2021” bënë bashkë institucionet e sigurisë dhe emergjencave në Kosovë

Nga data 21- 23.09.2021 do të realizohet ushtrimi fushor ,,Silver Sabre 2021” ku qëllim ka testimin e gatishmërisë dhe bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe emergjencave në Republikën e Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të angazhoi kapacitetet e Gardës Kombëtare me qëllim të avancimit dhe ndërveprueshmërisë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në kuadër të operacioneve të Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile.

Në këtë ushtrim me kapacitetet e tyre në skenarë të ndryshëm bazuar në planin e reagimit kombëtarë do të marrin pjesë: Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës , KFOR, NALT, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ,Kryqi i Kuq, Komuna e Gjakovës (Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim).

