08:49 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj babait, arrestohet 37-vjeçari në Ferizaj

Dje në Ferizaj është arrestuar një person për dhunë fizike e psikike ndaj babait të tij.

Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, shkruan Indeksonline.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij .

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore“, thuhet aty./Indeksonline/