75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / Z S

Ushtroi dhunë ndaj gruas e djalit, arrestohet 40 vjeçari nga Shkodra

Është arrestuar një person në Shkodër, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin e tij.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është i moshës 40-vjeçare.

“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin 40 vjeç, banues në Qerret Shllak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tutje është bërë e ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/