75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 05 Korrik 2024 / L K

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 13:00, përcjell IndeksOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.