09:12 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Ushtroi dhunë në familje dhe dëmtoi orenditë, arrestohet prishtinasi

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familjen e tij.

Përveç ushtrimit të dhunës, ai kishte shkaktuar dëme në shtëpi duke demoluar orenditë, shkruan Indeksonline.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në Neuropsikiatri për kontroll mjekësore dhe të konstatohet gjendja e tij shëndetësore.

“Prishtinë 10.05.2021-04:45. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se në familjen e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte shkaktuar dëme në shtëpi duke demoluar orenditë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në Neuropsikiatri për kontroll mjekësore dhe të konstatohet gjendja e tij shëndetësore. Rasti vazhdon të hetohet”.