Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet e dyshuara në Lipjan
Një femër është arrestuar, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.
Rasti ka ndodhur në Lipjan të premten rreth orës 11:00.
Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 02.01.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

