75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / B XH

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të shtunën dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 06.12.2025-05:00. Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.