75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / G T

Usyk fton Henryn në boks, ky është reagimi i legjendës franceze: Është mirë të qëndrojë në profesionin tim!

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk në një intervistë për Sky Sport i ofroi një meç legjendës së futbollit, Thierry Henry.

Usyk i cili të shtunën do të rrahet me Tyson Furyn, mori menjëherë përgjigje nga ish-sulmuesi i Arsenalit, shkruan Indeksonline

“Ndonjëherë është mirë me qëndru në korsi tuajën. Pra unë do të qëndroj në korësinë time”, u shpreh Thierry Henry

Kujtojmë se meçi i dytë mes Usykut dhe Furyt do të zhvillohet më 21 dhjetor në Arabinë Saudite.

Usyk është kampion i botës dhe luftën e parë e fitoi ndaj Furyt, por kjo e kthimit do jetë një spektakël i vërtetë./Indeksonline/