15:21 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Usyk gjen kundërshtarin e ardhshëm

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka gjetur kundërshtarin e ri.

Sipas mediave në Britani, Usyku pritet të rrahet me boksierin 35-vjeçar, Joe Joyce, shkruan IndeksOnline.

Usyku ishte duke pritur për një luftë midis Joshuas apo Furyt, por siç duket kjo dyshe do të luftojë gjatë këtij viti.

Joyce, kundërshtari i mundshëm i Usykut, luftën e fundit arriti ta mposhtte me KO, Daniel Duboisin./IndeksOnline/