Usyk i kërkon duel Furyt, kjo është përgjigjeja e britanikut (VIDEO)

Oleksandr Usyk ka arritur me sukses ta mbroj titullin e kampionit të botës për peshat e rënda në Boks.
Ai të shtunën mbrëma ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan pas 12 raundeve me vendim të ndarë të gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Pas fitores ndaj Joshuas, ukrainasi i ka kërkuar duel bokserit tjetër britanik, Tyson Fury.
“Jam i sigurt që Tyson Fury nuk është pensionuar ende, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua, unë dua ta luftoj atë dhe nëse nuk jam duke luftuar Tyson Fury nuk do të luftoj. Vetëm Zoti e di nëse do ta bëj apo jo”, tha ndër të tjerash Usyk.
Fury i ka kthyer përgjegjje kërkesës së Usyk për një përballje.
Ai ka thënë se është i interesuar të rikthehet nga pensionimi dhe të përballet me Usyk./IndeksOnline/