Usyku zbulon kundërshtarin më të vështirë, nuk është Fury: Grushtet i kishte si shkop bejsbolli!

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleskandr Usyk, ka zbuluar se cili ka qenë kundërshtari i tij më i fuqishëm.
Ditë më parë, Usyku mposhti Tyson Furyn me vendim të gjyqtarëve pas një super paraqitje në ring, meç ky i zhvilluar në Arabinë Saudite, shkruan Indeksonline
Kur të gjithë e prisnin se boksieri ukrainas, do të thoshte për Tyson Furyn – si kundërshtari më i vështirë, Usyku tha: Ndeshja më e vështirë? Kundër Derek Chisoras. Një djalosh shumë i ashpër. Më goditi me grushte të hekurta. O Zot, kishte goditjet si shkop bejsbolli”, u shpreh Usyk
Oleksandr Usyku gjatë këtij viti pritet të zhvillojë “rematch-in” me boksierin nga Britania e Madhe, Tyson Fury./Indeksonline/