Uta Ibrahimi: Vajzat 15-18 vjeç flasin për para, bizneset e prindërve me telefonat ma t’ri, e s ‘dinë gjë për Everestin
Uta Ibrahimi njihet si një prej emrave më të suksesshëm të Kosovës.
Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”.
Gjilanasja së fundi ka komentuar një çështje shumë të rëndësishme për vendin, atë të shkollimit.
Pas rezultateve tejet të ulëta të Kosovë të dala nga PISA 2018, Uta foli për një rast me të cilin ishte ndeshur dje, transmeton Indeksonline.
Ajo tregoi se si një grumbull vajzash të reja, 15-18 vjeç ishin mbledhur dje për të festuar një ditëlindje e që secila prej tyre flisnin vetëm për paratë, bizneset e prindërve, kryerjen e shkollimit me të njofshëm dhe të dashurit e mundshëm.
Ajo tha se asnjëra nga to nuk e kishte në plan të bëjë ndonjë shkollë për të investuar në të ardhmen, por që në pamje ishin të spikatura.
Madje ajo tha se kur ia përmendi Everestin, asnjëra prej tyre nuk pati ide se ku është apo çfarë rëndësie ka.
Postimi i plotë:
Dje, rastësisht isha në mesin e disa vajzave, 15-18 vjeç, që
kishin ardh me e festu ditëlindjen e 18 me një vend super eksluziv!
Temat e tyne ishin kryesisht rreth Pareve.
Shkollimit me të njofshëm, kalimeve të provimit me të njofshëm,
regjistrimit në fakultet me të njofshëm, për prindërit e vet se sa pare i kanë
dhe qysh janë të njohur në Prishtinë për bizneset e tyne… bile njëra prej
tyre u habit që nuk ja njofta familjen, babën Hysa që qenka biznismen… tjetra
folke për
bazenin dhe saunën në shtëpi, e tjetra folke për frajerin e vet (i kish veq 14
vjeç) ….
Tetonat i patën thojt e vendosun, të lyme, edhe
secila pat 50% peshë në trup ma shumë se që duhet …
As njona në plan s’kish me ba naj shkollë për me investu në të ardhmen, edhe at shkollë kur e përmenden, than me kqyr me ba shkollë qaty ku kemi të njofshëm.
Krejta i paten telefonat e modeleve të fundit.. ju shkoj festa me selfie!
Kur ju fola për male, ja përmenda edhe Everstin … ide nuk kishin… veq mi hapen syn!
Çka po e pret Kosovën!