‘U mërdhina’, sakrificat e Kidës për klipin ‘Drunk’

Këngëtarja Kida ka ardhur me një befasi të vogël për ndjekësit e saj.
Ajo ka hedhur në kanalin Youtube prapaskenat e xhirimit të klipit ‘Drunk’, shkruan Indeksonline.
Për këngëtaren shihet se janë kujdesur një ekip i madh xhirues, por, edhe dizajnerë, parukierë e grimerë.
Mirëpo, klipi nuk shpëtoi pa sakrifica, pasi, në njërën nga skenat, ajo ka pasur të ftohtë.
“U mërdhina” dëgjohet Kida duke thënë në një nga pjesët, duke lënë të kuptohet se as xhirimet nuk janë të lehta.
Kujtojmë që “Drunk” këngëtares po i ecë mjaftë mirë./Indeksonline/