Uzuni feston sot ditëlindjen, FSHF-ja uron lojtarin “kuqezi”: I urojmë më të mirat në karrierë

Myrto Uzuni, futbollisti i Granandas sot feston ditëlindjen e tij të 29-të.
Sulmuesi shqiptar ishte temë diskutimi gjatë këtyre ditëve, pasi nuk u ftua nga Sylvinho për ndeshjet e Euros 2024, përkundur 11 golave të shënuara sezonin që lam pas në La Liga, shkruan Indeksonline
Federata Shqiptare e Futbollit përmes rrjeteve sociale ka uruar lojtarin për ditëlindjen e tij të 29-të.
“Sot feton ditëlindjen e 29-të sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron gjithçka të mirë në jetë dhe karrierë”, shkruhet në urimin e FSHF-së.
Kujtojmë se përveç Uzunit, befasi ishte edhe mosftesa e Sokol Cikalleshit./Indeksonline/
🎉 Sot feston ditëlindjen e 2️⃣9️⃣-të sulmuesi 🔴⚫ i Kombëtares, Myrto Uzuni! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron gjithçka të mirë në jetë dhe karrierë!
— FSHF (@FSHForg) May 31, 2024
🎂 Gëzuar ditëlindjen Myrto! pic.twitter.com/pORC1aM0B4