75 Mall Live Search
08:52 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Uzuni gjen sërish golin në MLS (VIDEO)

Myrto Uzuni ka shënuar edhe një gol tjetër në kanpionatin amerikan të futbollit.

Goli i sulmuesit shqiptar nuk mjaftoi, pasi skuadra e Austin u mposht nga Montreal, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Uzuni shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 39-të, ku barazoi shifrat në 1-1.

Ky ishte goli i katërt për 30 vjeçarin në MLS./IndeksOnline/