75 Mall Live Search
21:38 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Uzuni i pandalshëm, vazhdon me gola në Spanjë (VIDEO)

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni po vazhdon me formë të lartë këtë sezon me skuadrëne e Granadas.

27-vjeçari është shëndrruar në lider të skuadrës, dhe ka shënuar edhe sonte në ndeshjen ndaj Tenerifes në ligën e dytë të Spanjës, shkruan IndeksOnline.

Uzuni i dha epërsinë Granadas qysh në minutën e gjashtë, duke u treguar i sakt nga penalltia.

Ky është goli i 16-të i sulmuesit shqiptar këtë edicion, duke kryesuar listën e golashenuesve./IndeksOnline/