75 Mall Live Search
19:17 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Uzuni në super formë, tjetër gol në Hungari

Myrto Uzuni po kalon në formë fantastike në futbollin hungarez.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar një gol në barazimin e skuadrës së tij, Ferencvaros 1 me 1 ndaj Kisvarda, shkruan IndeksOnline.

Uzuni ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit në Hungari, ndaj: Puskas, Budafoki dhe sonte ndaj Kisvarda.

Ky ishte goli i tij i pestë këtë sezon në OTP Bank Liga./IndeksOnline/