18:21 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / C E

Uzuni nuk ndalet, shënon golin e 20 në Spanjë

Ylli shqiptar, Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me skuadrën e Granadas, ku sot e ka shënuar golin e 20-të personal në La Liga 2.

Uzuni shënoi sot golin e avantazhit për Granadan, e cila momentalisht po avancon 1:0 si mysafire kundër Albacetes.

Përveç 20 golave të shënuar në Spanjë, ylli shqiptar ka arritur të regjistrojë edhe tre asistime mbi emrin e tij.

Tani, Uzuni është golashënuesi më i mirë i La Liga 2 me plot 20 gola mbi emrin e tij, tetë sosh më shumë se Raul De Haro që ka 12 gola në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve.