Uzuni qenka në formë sonte, shënon një tjetër gol për Granadan

Skuadra e Granadas ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Real Sociedad, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline
Uzuni shënoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.
Kujtojmë që edhe golin e parë e shnëoi Uzuni nga pika e bardhë e penalltisë dhe sulmuesi shqiptar tani shkon në kuotën e nëntë golave në La Liga./Indeksonline/