08:47 / E Diele, 29 Janar 2023 / Gj. Sh

Uzuni shënon dy gola dhe kryeson listën e golashenuesve në Spanjë (VIDEO)

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar dy herë brenda 3 minutash.

Në minutën e 10 sulmuesi kuqezi hapi serinë e golave, ndërsa në të 13-ën shënoi edhe të dytin për Granadën, duke konfirmuar se është pikërisht ai lideri i skuadrës. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe klubi spanjoll mori një tjetër 3-pikësh, falë golave të sulmuesit beratas.

Me dopietën ndaj Andorrës, Uzuni ngjitet përkohësisht në kuotën e 14 golave, duke kryesuar me meritë dhe bindshëm renditjen e golashënuesve të Segunda Division në Spanjë.

Football Club Andorra është një skuadër nën pronësinë e ish-mbrojtësit katalanas të Barcelonës, Gerard Pique dhe këtë sezon garon në Segunda Division.

Golat e Uzunit: