75 Mall Live Search
16:31 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Myrto Uzuni shënon gol nga penalltia në La Liga

Skuadra e Granadas ka shënuar golin e epërsisë ndaj Deportivo Alaves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline

Uzuni shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’të.

Ky ishte goli i 10-të i lojtarit shqiptar në La Liga këtë edicion./Indeksonline/