Uzuni shënon gol të bukur në La Liga, futbollisti shqiptar mposht portierin e Osasunas

Skuadra e Granadas ka shënuar golin e dytë ndaj Osasunas në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline
Uzuni shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 48’të pas një asisti nga Jozwiak.
Ky ishte goli i 11-të i Myrto Uzunit këtë edicion në La Liga me fanellën e Granandas./Indeksonline/