75 Mall Live Search
22:24 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / C E

Uzuni spektakolar ndaj Villarreal, “bomberi” shqiptar tund rrjetën e “nëndetëseve”

Granada dhe “nëndetëset e verdha” të Villarreal po përballen, në mitikun “Estadio Nuevo Los Carmenes”, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Sfida aktualisht mban rezultatin 2 me 3, në favor të “nëndetëseve”, mirëpo goli i fundit momentalisht është shënuar nga vendasit e Granada e pikërisht nga “bomberi” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni, i cili pasi merr një barazim nga Zaragoza, driblon bukur brenda zonës dhe me një goditje spektakolare mposht portierin Jorgensen.