17:26 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Uzurpimi” i postit, Agim Ademi ta shikojë rastin e Maqedonisë

Agim Ademi erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë vitit 2018 për ta vazhduar mandatin e lënë në gjysmë të ish-presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri në zgjedhjet e fundit që u zgjodh si kryetar me 15 janar 2016, kishte mandat katër vjeçar që do t’i përfundonte me 15 janar 2020.

Me të njëjtën datë përfundon edhe mandati i Agim Ademit, që ka vazhduar mandatin e ish-presidentit Fadil Vokrri.

Në të njëjtën situatë është edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, ku Muhamed Sejdini vazhdoi mandatin e lënë në gjysmë nga Ilço Gjorgjioski.

Sejdini mori “frenat” e Federatës Maqedonase me 17 mars 2019, mirëpo mandati i tij përfundon pas dy vitesh.

Kryetari i parë shqiptar në futbollin maqedonas, ka preferuar t’i respektoj ligjet dhe mandatin e vazhdueshëm që i takon.

Por në Kosovë kjo nuk po respektohet dhe po tentohet që mandati që ligjërisht përfundon në janar 2020 të vazhdohet deri në vitin 2022. /IndeksOnline/